Ecën në gjumë 1 kilometër për të shkuar në plazh

A flisni në gjumë? A gërhisni? A e goditni partnerin me bërryla?

Me siguri se njërën prej këtyre e bëjnë shumica, por vështirë se do të ecnit në gjumë gati 1 kilometër për të shkuar në det.

E kjo i ka ndodhur Marie Lordit. Zonja 39-vjeçe ka ‘ecur në gjumë’ për gati një kilometër nga shtëpia e saj në Weston-super-Mare, Somerset, Britani e Madhe, dhe, siç raporton “Metro”, është zgjuar vetëm nga shija e njelmët e ujit të detit që i ishte futur në gojë por edhe nga valët e ftohta që e goditën e atë.

Marie u zgjua rreth orës 1.30 të natës, doli nga shtëpia, eci nëpër rrugët e lagjes e madje i kaloi edhe disa shkallë të rrezikshme betoni të cilat normalisht i kalon vetëm me ndihmën e bashkëshortit të saj, transmeton Koha.net.

E kur u zgjua, e pa veten në breg të detit. Me të parë veten atje, zonja Lord nisi të qante, britma të cilat i dëgjoi një punëtor në një hotel pran plazhit i cili edhe i telefonoi policisë.

Marie e ka falënderuar tej mase punëtorin e hotelit Lee Searle, 21-vjeç, për veprimet e tij, veprim i cili ajo thotë se ia shpëtoi jetën.

“Ndonjëherë, varësisht nga era, mund ta dëgjojmë zhurmën e detit nga shtëpia jonë”, thotë ajo.

“Më kujtohet të kem menduar, ‘o Zot, sa i pastër është deti sot, më duket sikur jam atje’ – e me gjasë unë veçse isha aty”, thekson Marie.

Ajo që e bënë më të çuditshme këtë histori është fakti se Marie nuk ka përvoja të mëhershme të ecjes në gjumë. Hera e fundit që asaj i ka ndodhur të ketë ecur në gjumë është kur ka qenë 13 vjeçe.

Lajme të ngjashme

Back to top button