“Korridori 8” me emrin dhe Bankënota me figurën e Gonxhe Bojaxhiut

Rruga e mirënjohur “Korridori 8” do të pagëzohet me emrin e nobelistes shqiptare Nëna Terezë, ndërsa edhe një bankënotë e re do të mbajë figurën e saj.

Këto vendime pritet të miratohen nga Qeveria e Maqedonisë dhe se kjo është paralajmëruar nga kryeministri Nikolla Gruevski në një intervistë për gazetën indiane “Times of India”. Kryeministri Gruevski ka theksuar se kjo ide e tij së shpejti do të marrë dritën jeshile edhe nga Qeveria në mbledhjet e radhës.

“Tashmë kemi bërë gravurën e disa citateve më të mira të Nënës Terezë në pllaka prej bronzi dhe i kemi vendosur në rrugët më të frekuentuar, me qëllim që çdo kalimtarë të mësojë diçka prej tyre”, ka theksuar Gruevski për një gazetë indiane.

Ai theksoi se një nga rrugët autostradë më të rëndësishme në rajon, me gjatësi prej 300 km do të emërtohet Nëna Terezë, dhe se kjo rrugë e lidh Shkupin me Bullgarinë dhe Shqipërinë, një pjesë e së cilës do të duhet të përfundojë në vitin 2017. 

Emrin e Nënës Terezë tashmë e mbajnë Qendra Klinike në Shkup, Spitali i Gjinekologjisë, Shtëpia Përkujtimore në pjesën qendrore të kryeqytetit. “Nëna Terezë është simbol i ri i Maqedonisë. Pasardhësit e saj vijnë këtu, çdokush e njeh, përfshirë edhe vendet e Lindjes së Mesme”, ka theksuar Gruevski.

Projekte për Nënë Terezën ka paralajmëruar dhe biznesmeni indian  Subrajta Roj, i cili ka promovuar tashmë ngritjen e një përmendore gjigande e lartë 18 metra në sheshin e Shkupit. Po ashtu është paralajmëruar edhe një qendër për përkujdesje të të  moshuarve në periferi të kryeqyteti

Lajme të ngjashme

Back to top button