Miranda zyrtarisht lojtar i Interit

Skuadra italiane, Inter ka zyrtarizuar nënshkrimin e mbrojtësit brazilian, Joao Miranda, i cili është transferuar nga Atletico Madrid.

Miranda skuadrës italiane i ka kushtuar 15 milionë euro.

“Internazionale është e lumtur të ju njoftoj se ka kompletuar dokumentacionin dhe e ka dërguar në zyrate e Serie A për transferimin e Joao Miranda de Souza Filho nga Atletico Madrid”, shkruhej në faqen zyrtare të Interit.

Miranda ka qenë një nga lojtarët kryesor në suksesin e Atletico Madridit viteve të fundit, ku ka arritur të fitoj La Ligën, Superkupën e Spanjës dhe Europa Leaguen.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button