Australi, shqiptari kapet me 123 mijë $ në valixhe

Autoritetet australiane kanë dhënë masën 5 muaj burg për shqiptarin Ledio Lleshaj, i cili është kapur marsin e këtij viti me 123 mijë dollarë në valixhen e tij.

21-vjeçari Lleshaj, së bashku me shokun e tij, Emiljano Mrishaj, udhëtonin drejt Australisë me një valixhe me 123 mijë dollarë brenda. Pakujdesia e të riut, duke mos i vendosur emrin valixhes, ka bërë që t’i humbasë valixhja dhe punonjësit e aeroportit ta hapin për ta kontrolluar.

Gjetja e një sasie kaq të madha parash bëri që punonjësit të lajmëronin autoritetet e policisë së Australisë, të cilët i arrestuan dy shqiptarët në flagrancë.

Pas verifikimit në banesën e tyre, e cila ndodhej në lindje të Oklahomas, SHBA, u gjetën disa valixhe të tjera dhe fatura transferimi parash me “Western-Union”. Lleshaj i kishte transferuar 28 mijë dollarë familjes së tij në Shqipëri përgjatë një periudhe kohore prej dy muajsh, shkruan gazeta Shekulli.

I riu shqiptar akuzohet për pastrim parash, përdorim të identitetit fals dhe përdorimit në 18 raste të dokumenteve false. Llejshaj u dënua me vetëm 5 muaj burg, ndërsa shoku i tij Mrishaj do të dalë para gjyqit në shkurt të vitit që vjen.

Lajme të ngjashme

Back to top button