Prej sot nis linja e tragetit Ohër – Pogradec, Struga e anashkaluar
Prej sot ka filluar të funksionojë linja e tragetit Ohër – Pogradec. Vendimi është miratuar nga të dyja vendet dhe se do të vlejë deri më 15 tetor të 2015. Vendi i ndaleës apo pika e improvizuar kufitare nga ana e Maqedonisë do të jetë në Shën Naum.
Kapitenaria e Ohrit ka informuar se procedurat do të jenë të ngjajshme sikur vitin e kaluar. Kjo linjë ka filluar të realizohet nga viti i kaluar.
Struga edhe këtë vit nuk do të jetë pjesë e linjës Ohër- Pogradec, pasi sipas autoriteteve Struga nuk ka infrastrukturë përkatëse, gjegjësisht port ku do të ankoroheshin anijet.
Komuna e Strugës ka reaguar lidhur me këtë anashkalim duke theksuar se kjo bëhet me qëllim të anashkalimit të kësaj komune.
Sipas reagimit, disa herë në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë janë propozuar amendamente për hyrje në programin qeverisës dhe ndarje të mjeteve nga buxheti i shtetit për ndërtimin e limanit në Strugë, por çuditërisht deputetët e partisë shqiptare në pushtet çdoherë kanë votuar kundër.