Bejta: Rufiu ka humbur nga unë në zgjedhje, do të humb edhe në gjykatë

Kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, iu përgjigj akuzave të kryetarit të mëparshëm të Gostivarit, Rufi Osmani.

Duke i quajtur akuzat si mashtrime të fabrikuara, Bejta theksoi se në mungesë të argumenteve, Rufi Osmani tashmë ka humbur në një rast gjyqësor.

“Duhet tu qartësohet qytetarëve se ku i ka dërgur 18 milion euro gjatë mandatit të tij veprat të cilat ai i ka bërë për katër vite, unë i kam bërë për katër muaj. Barometri kryesor për vlerësim janë qytetarët. Ata e shikojnë se si punojmë dhe si ka punuar ai. Unë nuk e di se për çfarë flet. Ai edhe gjatë mandatit të tij është marrë tërë kohën me mua, gjoja se me akuza penale për të cilat nuk ka pasur asnjë bazë ligjore”, ka thënë Bejta.

Ai më tej shtoi se personalisht do të jetë i pranishëm në seancën gjyqësore, duke thënë se edhe kësaj here drejtësia do të jetë në anën e tij, sepse gënjeshtrave dhe akuzave të kryetarit të mpëarshëm, do tu kundërvihet me argumente dhe fakte.

Lideri i RDK-së, Rufi Osmani, sot në selinë e partisë ka informuar se me gjyq do të mbrohet nga akuzat e Bejtës, të cilat janë thënë në seancën e fundit të Këshillit të komunës së Gostivarit, për keqpërdorimet financiare me vlerë prej 200 mijë euro.

Lajme të ngjashme

Back to top button