Siri: Asadi dhe aleatët tij deri më tani kanë humbur 41.000 ushtarë

Më shumë se 115.000 njerëz deri më tani kanë humbur jetën në luftën civile në siri, informoi grupi për monitorim të mërkurën.

Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut tha se më shumë se 41 000 civilë – përfshirë 6000 fëmijë dhe 4000 gra – u vranë gjatë konfliktit, i cili ka zgjatur për dy vjet e gjysmë, raportoi Reuters.

Rreth 41 000 luftëtarë besnikë të regjimit të Asadit janë vrarë deri më tani, ndërkohë që numri i luftëtarëve të opozitës është 23 000 vrarë.

Me 5000 vdekje në muajin shtator, përpjekjet ndërkombëtare muajin e kaluar për të eliminuar armët kimike siriane nuk kanë ngadalësuar gjakderdhjen.

Lajme të ngjashme

Back to top button