Serbia e gatshme për kompromis me Kosovën, thotë Vuçiq

Kryeministri i Serbisë, Alekasandër Vuçiq, ka thënë sot se në takimin e nesërm në Bruksel, pjesë e dialogut me Prishtinën, shkon me besim të mirë dhe ka theksuar se Serbia është e gatshme për kompromis, por se ka thënë se “nuk varet prej nesh se çfarë do të ndodh”.

“Do të luftojmë për vendin tonë dhe për popullin tonë në Kosovë. Se çfarë rezultati do të arrijmë, do ta shohim nesër”, ka thënë Vuçiq për mediat në Serbi.

Vuçiq ka shtuar se përfaqësuesit e Prishtinës kanë shkelur marrëveshjen për mos-dhënie të detajeve në lidhje me bisedimet që janë zhvilluar në Bruksel herën e fundit.

Kryeministri serb ka shprehur edhe pakënaqësinë e tij në lidhje me mos-themelimin e Gjykatës Speciale nga Kuvendi i Kosovës.

Lajme të ngjashme

Back to top button