Qytetarët e Maqedonisë më shumë i duan automobilat gjermanë

Qytetarët e Maqedonisë më tepër kanë blerë automobila gjermanë, tregojnë të dhënat statistikore të Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë. Prej tërë automjeteve të shitura në Maqedoni në vitin 2013, afro 35 për qind janë nga prodhuesit gjermanë.

Në pikëpamje të karakteristikave teknike, kur bëhet fjalë për zgjedhjen e karburantit, 65 për qind nga blerësit e Maqedonisë në vitin 2013 kanë vendosur të kenë automobila disel, 47 për qind kanë zgjedhur automjet me vëllim të motorit mes 1.500 dhe 2.000 metra kub. Sipas karrocerisë, 21 për qind nga blerësit kanë vendosur të blejnë automobil të vogël, ndërsa 35 për qind kanë preferuara të kenë automobil kompakt. Të dhënat i publikoi kompania Mi-Da Grand Motors, importuese e Fordit në Maqedoni , e cila prej këtij muaji fillon fushatën “Diseli është në trend”. 

Lajme të ngjashme

Back to top button