PRSD: Qeveri kalimtare me Gruevskin në krye, është e papranueshme

Gjendjet e diagnostifikuara në raportet e DASH dhe të Rajnhard Pribe qartas po tregojnë për përgjegjësinë politike të Nikolla Gruevskit.

Për këtë arsye PRSD mendon, se një hap esencial nga gjendja momentale e  krizës  mund të bëhet nëse të hënën opinioni maqedonas ka shans që ta shoh dorëheqjen e kryeministrit, thuhet në njoftimin e PRSD-së.
Nga PRSD mendojnë se pas dorëheqjes së tij, menjëherë me një Prokuror të ri të niset një hetim i shpejtuar për përgjimet dhe procedim të padive penale për keqpërdorimet e institucioneve të sistemit, si dhe të vërtetohet dinamika precize e masave konkrete, të përshtatur me sugjerimet e BE-së, që duhet ta kthejnë Maqedoninë në rrugën evropiane dhe demokratike.
“Para takimit të liderëve me 29 qershor, PRSD edhe njëherë qartas dhe pa mëdyshje shpreh mbështetje ndaj liderit të LSDM-së, Zoran Zaev në pozicionin e tij në çfarë do modalitete për dalje nga kriza politike”, thuhet ndërmjet tjerash në njoftimin e PRSD-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button