Itali, 50 të vdekur pas përmbysjes së varkës

Të paktën 50 persona kanë humbur jetën kur një varkë që po transportonte imigrantë është fundosur në jug të Italisë.

Operacionet për shpëtimin e të mbijetuarve të mundshëm ende po vazhdojnë, ndërsa zyrtarët thonë se bilanci i viktimave mund të rritet edhe më.

Mësohet se udhëtarët janë hedhur vetë në det, në momentin që varka është përballur me probleme të papërcaktuara. Zyrtarët italianë thonë se ka edhe shumë njerëz në ujë.

Në fillim të kësaj jave, 13 persona humbën jetën derisa po përpiqeshin të arrijnë në bregun e Sicilisë në Itali.

Lajme të ngjashme

Back to top button