Edhe një futbollist largohet nga Juventusi
Pas Carlos Tevezit, që u bashkua me Boca Juniors, tani ka ardhur largimi tjetër në taborrin e kampionit të Italisë, Juventusit.
Bëhet fjalë për mesfushorin ofanziv, Simone Pepe, i cili pas pesë viteve ndahet me bianconerët.
Pepe, me këtë rast u shpreh: “E kam dhënë zemrën, shpirtin e madje edhe një këmbë”, deklaroi Pepe për “Tuttosport”.
“Populli bardh e zi e ka kuptuar dhe më ka mbështetur gjithmonë. Në Juventus kam kaluar pesë vite fantastike në një klub të jashtëzakonshëm”