150 iftare në ditë shtrohen për të varfërit në Çarshinë e Vjetër të Shkupit

Vite me radhë në Shkup, në muajin e Ramazanit, organizohet “Sofra e iftarit” për të varfëritë dhe ato në nevojë.

Sofra e Iftarit më herët është mbajtur ne Parkun e Çairit, ndërsa këtë vit mbahet në Çarshinë e Vjetër të Shkupit.

Sofra e Iftarit

Sofra e Iftarit, fillimisht është konceptuar  si tryezë për personat të cilët kanë vështirësi ekonomike, por meqë gjendet në Çarshi, te “Sofra e Iftarit” përveç  skamnorëve, mund të takosh dhe ata besimtarë të cilët për shkaqe të ndryshme iftari i ka zënë jashtë shtëpive të tyre.

Llogaritet të jenë rreth 120 deri në 150 iftare falas në ditë.

Organizatori, për portalin tesheshi, shprehet se nuk ka financat e nevojshme për 30 ditët e Ramazanit, prandaj apelon tek të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë që të ndihmojnë, me qëllim që njerëzit në nevojë ekonomike, të kenë një vend e mundësi ku do të mund të ushqehen për Ramazan. Ky muaj vlen më së shumti dhe këtë: shpalosjen e humanitetit në të gjitha dimensionet.

Sofra e Iftarit
Sofra e Iftarit

Lajme të ngjashme

Back to top button