Shilegov: Gruevski ka shkelur marrëveshjen e 2 qershorit

Është përpjekje qyqare e Gruevskit që ti mbush komisionet në kuvend për vëzhgimin e DSK-së, deklaroi në konferencën për shtyp zëdhënësi i LSDM-së Petre Shilegov.

Sipas tij, nuk mundet që kjo garniturë politike që mundësoji që në DSK të mos ketë asnjë kontroll, tani nën presionin e ndërkombëtarëve të aktrojë sikur dëshiron ta zgjidh problemin.

“Me këtë sjellje Nikolla Gruevski ka shkelur marrëveshjen e 2 qershorit. Ekziston një dokument zyrtar që vërteton se është formuar komision në kuvend I cili do të vëzhgojë punën e DSK-së. Kryesuesi i Komisionit, i cili duhet të jetë nga opozita, është nga VMRO-DPMNE”, deklaroi Shilegov.

Lajme të ngjashme

Back to top button