Edhe emri në paket për zgjidhjen e krizës?

Atmosferë jo e zakonshme shoqërore dhe tone pozitive në takimin e djeshëm mes ministrave të punëve të jashtme të Maqedonisë dhe Greqisë, shtrojnë pyetjen nëse zgjidhja e kontestit të emrit mund të hyjë në paket me zgjidhjen e krizës politike në vend, për të cilën janë angazhuar bashkësia ndërkombëtare.

Sipas profesorit Nano Ruzhin kjo nuk është një skenar I pamundur.

“Përvoja e deritanishme për zgjedhjen e krizave në gjithë botën ka treguar se qëllimi gjithmonë ka qenë për zgjidhje sistematike dhe të zgjidhen të gjitha elementet të krizës, vlerëson Ruzhin për REL.

Ish diplomati Risto Nikovski theksoi se ky proces nuk duhet assesi të lidhet me krizën politike të vendit, por me qeverinë e majtë në Greqi.

“Mendoj se ky është një hap bilateral. Tentim i qeverisë së re greke që të tregojë një çfarë marrëdhënie me Maqedoninë. Me këtë i zvogëlon presionet që edhe ashtu nuk ekziston ndaj tyre, por tregon një vullnet të mirë dhe duan që të grumbullojnë poena politik para Brukselit”, shprehet Nikovski.

Lajme të ngjashme

Back to top button