Komuna e Tetovës ndan 125 mijë euro për varrezat ortodokse (DOKUMENT)

1 25 mijë euro do të jetë shuma që komuna e Tetovës do të ndaj nga buxheti i vet për rregullimin e varrezave ortodokse në Tetovë. Ky tender për këtë projekt është i hapur ende dhe përfundon me datë 09,07,2015 në orën 14.00. Për të vërtetuar saktë këtë tender mund të klikoni në këtu (web faqen e furnizimeve publike)  dhe do të shikoni në detaje rreth projektit për ndërtimin e varrezave ortodokse që do të bëjë kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi.

Rregullimi varrezave ortodokse ndoshta mund të kishte qenë  marrëveshja mes Teuta Arifit dhe VMRO-së gjatë zgjedhjeve komunale kur Teuta Arifi fitoi falë votave të maqedonaseve.

Përndryshe, varrezat myslimane mirëmbahen nga vet qytetarët mysliman dhe çdo rregullim bëhet me iniciativë private ose nga BFI-ja Tetovë.

varezat

Lajme të ngjashme

Back to top button