Zërat e “The Voice” e “X Factor” në “Kënga Magjike”

Festivalet janë bërë një mundësi e mirë për këngëtarët e rinj. E veçanërisht për ata që talentin e tyre e kanë shfaqur nëpër gara të ndryshme siç janë “The Voice of Albania” e “X Factor”.

Pas Lind Islamit, konkurrentit për çmimin e parë në spektaklin e vjetshëm “The Voice”, garës së madhe në “Kënga Magjike” i ka hyrë edhe Drilon Shala. Driloni ishte pjesë e “The Voice” në edicionin e parë, ndërsa u pat vlerësuar lart për një vokal dhe talent të rrallë në muzikë.

Pjesë e garës së festivalit është edhe këngëtarja Sheila Haxhiraj e dalë nga formati i ngjashëm konkurrues me “The Voice”, por që është “X Factor”.(Tribuna)

Lajme të ngjashme

Back to top button