Revizioni: Fati Iseni e shfrytëzoi Komunën e Studeniçanit si pronë private

“Gjatë ditëve të kaluara në Komunën e Studeniçanit është bërë një revizion i pavarur për llogaritë përfundimtare të Buxhetit Komunal dhe Organit të Komunës për periudhën 1 janar 2011 deri 31 mars 2013. Revizionin e ka kryer Ndërmarrja e specializuar për revizion MUR-STIVENS nga Shkupi. Raporti nga ky revizion tregon shumë lëshime dhe parregullsi në punë gjatë kësaj periudhe”, informon Shërbimi për Informim i Komunës së Studeniçanit.

Nga Komuna e Studeniçanit theksojnë se për shkak të gjetjeve të ndryshme nga raportet e përmendura më lartë  kemi qenë të obliguar që të njëjtat raporte ti dorëzojmë në Prokurinë Publike për shqyrtim të mëtutjeshëm.

“Ne duam që ti njoftojmë qytetarët se qëllimi jonë nuk është që të merremi me të kaluarën, atë duhet ta bëjnë institucionet që janë kompetente për raste të këtilla. Ne udhëheqësia e re e komunës me këtë jemi duke e kryer obligimin tonë ligjorë që na takon,  raportet që i kemi të njëjtat vetëm se i përcjellim për shqyrtim të mëtutjeshëm në organet e shtetit. Çdo njëri nga ne që bartim funksione publike duhet të jetë i përgatitur që ti bartë edhe  përgjegjësitë”, thuhet në komunikatë.

Në raportin e revizionit janë shfaqur pagesa të realizuara për një grup të të punësuarave për kinse punë jashtë orarit të punës për të cilët nuk ka evidencë.
Pagesa të realizuara për kredite private të disa të punësuarave për të cilët nuk ka pëlqime paraprake.

Lajme të ngjashme

Back to top button