Metafora e Fatmir Besimit!

“Brukseli, terapia e shpëtimit” -është kolumna e botuar sot 19.qershor 2015-të në të përditshmen Koha,- (Autori prezantohet si zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane në RM, ndërsa qëndrimet në kolumnë janë personale).

Miq të nderuar,
Qëndrimet personale janë, personale ,por shtrohet pyetja cilat janë qëndrimet zyrtare të zv-kryeministrit Besimi në qeveri lidhur me procesin e integrimit.

Kam theksuar disa herë, se edhe funksionarët paraprak në këtë resor të integrimit janë larguar me komunikime mjaftë diskutabile.

Ata largime të lenin përshtypjen, se ata si të shterur e lodhur në mes rreshtash thonin, se ne e bëmë punën tonë në ketë detyrë por Nikolla Gruevski, për këtë proces është i interesuar vetëm formalisht, dhe se dëshira për integrim e tij është në drejtimin më të përshtatshëm për ta gjetur strofullën për strehimin dhe deponimin e pasurisë së përvetësuar të dinastisë së tijë familjare.

Kurse Fatmir Besimi akoma nuk ndjehet i lodhur nga kolltukët e ndjen veten më të aftë se çdo kush tjetër për ekonomi e integrim, por fatkeqësisht ende po luan rolin e postierit vetëm për tu shëtitur e bartur raporte nga BE, dhe anasjelltas, dhe me kujton ministrin Lavrov, të pazëvendësueshëm në qeveritë Ruse.
Dhe kur jemi te metaforat, ndoshta Brukseli, është terapia e shpëtimit, por ,nuk e di se Fatmir Besimi a e ka të qartë se, kur ke të bëjsh me pacient të padisiplinuar bile edhe hajdutokratë, terapia do duhet të plotësohet edhe me një INJEKCION nga Uashingtoni, sepse ekselenca Bejli aktualisht, luan rolin vetëm të një “Andolli” sa për kujdes për temperaturën e negociatorëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button