Stuhia e re në Ballkanin Perëndimor

Kapixhik nr.145, e mërkurë, 2 tetor

Nano Ruzhin, kolumnë- “Në pritje të ajrosjes së re politike ne Ballkanin Perëndimor”, Utrinski Vesnik
Kur të kryhet procesi me Serbinë, Brukseli do të jetë i gatshëm për qartësimin me elitat politike dhe frenuesit e integrimit evropian në Ballkanin Perëndimor.

Mirçe Jovanovski, kolumnë- “Kur të teshëtin Amerika…” , Utrinski Vesnik
Nuk ka vetëm Maqedonia probleme me sjelljen e buxhetit. Edhe superfuqia udhëheqëse u gjet ngushtë- për shkak të qëndrimeve të kundërta politike të demokratëve dhe republikanëve për reformën e shëndetësisë së Obamës, buxheti nuk u votua në kohën e parashikuar.

Ivana Kostovska, kolumnë- “Në Evropë janë euroskeptikë, në Ballkan jemi jugoskeptikë”, Dnevnik
Në kohë të krizës ekonomike dhe recesionit, liderët e regjionit nuk guxojnë të lejojnë që idetë për integrim, të shtyra nga logjika e pastër ekonomike, të dështojnë për shkak të kuptimeve sipërfaqësore dhe asocimeve të gabuara.

Agim Jonuz, kolumnë- “Hesht, ka edhe më keq”, Dnevnik
Dhashtë zoti të mos kem të drejtë, edhe gjatë do të jetojmë në stilin – “mos e tund ujin, mos i habit peshqit”, sepse kjo atmosferë e jetesës, si do që është, është –“ heshtni se nuk ka luftë”.

Sanja Naumovska, editorial- “Mjaft më me helmin nga oxhaqet e fabrikave” , Utrinski Vesnik
Vendimin që të mos prolongohet afati për fitimin e dozës A- të integruar është për përshëndetje. Investimet për teknologjinë u shërben mire jo vetëm qytetarëve  por edhe vetë kapaciteteve.

Ljubica Balaban, koment- “Prindi kundër Avatarit”, Dnevnik
Është fakt se jo të gjitha video lojërat nxisin dhunë, disa ndikojnë në mënyrë edukative dhe i mësojnë fëmijët se si në mënyrë kreative ti zgjedhin problemet, por pyetja është se sa prindët janë kreativ që ta kufizojnë kohën e qëndrimit para kompjuterit dhe lojës pakufi.

Kole Manev, kolumnë -“Shkruaj diçka për kulturën, e jo vetëm politikë”, Dnevnik
Shkruaj diçka për ngjarje kulturore, jo vetëm për parregullsi, mashtrime dhe keqpërdorime. Nuk them se këto negativitete nuk duhet përmendur, por jeta edhe ashtu është koprrace për gjëra të bukura, na jepni diçka të freskët dhe optimiste. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button