Veteranët protestues në Kaçanik përleshen me Policinë

Rreth 200 ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) të cilët kanë filluar protestën duke bllokuar magjistralen Kaçanik-Shkup për qarkullimin e kamionëve të cilët bartin mall nga Maqedonia. Situata ka eskaluar pasi që ata nuk kanë përfillur ultimatumin e policisë së Kosovës për zhbllokim të magjistrales dhe janë përleshur me policinë.

Pas mospërfilljes së ultimatumit të policisë për zhbllokim të rrugës, Policia ka përdor edhe gaz-lotsjellës dhe sprej për shpërndarjen e protestuesve. Nga përballja me Policinë raportohet se është lënduar kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Luftëtarëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi.

Veteranët e UÇK-së nga Komuna e Kaçanikut janë duke protestuar kundër mospublikimit të një pjese të listave të veteranëve dhe për mosfillimin e zbatimit të ligjit që ka të bëjë me këto lista.

Ish-luftëtarët kërkojnë të drejtat e tyre që nuk janë realizuar deri më tani, ndërsa thonë se janë të pakënaqur me çdo vendim që është marr deri më tani.

Udhëheqësi i kësaj proteste, Xhevdet Qeriqi, është shprehur se derisa nuk zbatohen kërkesat e tyre, ata nuk do ta lirojnë këtë rrugë për qarkullimin e kamionëve, por vetëm për qytetare dhe makina të vogla.

Lajme të ngjashme

Back to top button