Edhe një rast tragjik në Tetovë, ndërron jetë punëtori 36 vjeçar

36 vjeçari A.R nga Tetova ndërroi jetë pasi kishte marrë lëndime të rënda të shkaktuara pas rënies së tij nga skela ku kryente punime ndërtimore në një shtëpi.

Ngjarja tragjike ka ndodhur të martën në ora 14 e 30 minuta, informoi zëdhënësi i policisë Marjan Josifoski.

“Punëtori ka qenë në katin e dytë dhe ka punuar me litar duke lëshuar materialin ndërtimor në tokë. Për një moment litari është këputur dhe e ka tërhequr atë në tokë. A.R me lëndime të rënda trupore është dërguar për në Klinikën e Shkupit por ai nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë rrugës” informoi Josifoski.

Policia ka kryer ekspertizën. Ku është rasti i dytë i vdekjes së punëtorëve gjatë kryerjes së punimeve ndërtimore. Muajin që kaloi pësoi me vdekje një punëtor nga fshati Zhelinë ./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button