Të rinjtë në mobilizim kundër gjuhës së urrejtjes

Institutit Alternativa Liberale me mbështetje të Ambasadës Amerikane në Shkup. organizuan fushatën “Të rinjtë kundër gjuhës së urrejtjes”, pjese e projektit : Liria e Shprehjes pa urrejtje ne mediat sociale dhe elektronike. 

“Kohët e fundit në Republikën e Maqedonisë gjuha e urrejtjes kundër disa grupeve etnike dhe fetare ka qenë në rritje duke shkaktuar kështu përleshje mes të rinjve që çdoherë përfundojnë më pasoja të rënda për shoqërinë tonë. Ky projekt vuri në dukje parimet kryesore të demokracisë të tilla si të drejtat e njeriut, diversitetit, barazisë dhe dinjitetit, duke e luftuar çdo formë të shprehjes së gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit” tha Enisa Bajrami nga LAI.

Institutit Alternativa Liberale ju bën thirrje gjithë qytetarëve të Maqedonisë të shmangin gjuhën e urrejtjes ndaj njëri tjetrit pavarësisht diferencave që i kemi. 

“Për të pasur një shoqëri të shëndosh që do të punoj për ardhmërinë e vendit tonë ne si qytetarë duhet të kemi tolerancë etnike dhe fetare dhe mos biem kurrë pre e politikave të gabuara që individ apo grupe të caktuar mund ti promovojnë.” thuhet në kumtesën e LAI.

Kampanja me të rinjtë u zhvillua në qytetin e Shkupit dhe Tetovës dhe e njëjta do të vazhdoj në qytete tjera të Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button