Shembet rruga afër xhamisë në ndërtim

Gjysma e rrugës, pranë xhamisë e cila po ndërtohet në lagjen Veternik të Prishtinës, është shembur sot në mesditë, si pasojë e reshjeve të vazhdueshme të shiut dhe mos vendosjes së murit mbrojtës.

Florije Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë Rajonale të Prishtinës, ka thënë për Indeksonline se, shembja ka ndodhur sot pas orës 12:00.

Ajo tha se, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse të policisë të cilat kanë sinjalizuar vendin e shembjes së dheut.

Indeksonline ishte në vendin ku ka ndodhur shembja, ndërsa nga një përfaqësues i Bashkësisë Islame të Kosovës është thënë se deri të kjo shembje ka ardhur pasi Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor ka ndërprerë punimet e xhamisë pa u vendosë muri mbrojtës.

Sipas tij, aty sot përveç policisë dhe inspektorëve komunal të Prishtinës, nuk ka pasur asnjë inspektor nga ministria që ka ndërprerë punimet për ndërtimin e xhamisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button