Ambasada Britanike uron qytetarët mysliman për fillimin e muajit të Ramazanit

Mbretëria e Bashkuar ua ka uruar të gjithë besimtarëve myslimanë në Kosovë dhe kudo që janë, muajin e shenjtë të Ramazanit.

Kryeministri Britanik, David Cameron dhe sekretari i Jashtëm Britanik, Philip Hammond i dërgojnë urimet e tyre më të ngrohta për myslimanët në Britaninë e Madhe dhe në mbarë botën për fillim e muajit të shenjtë të Ramazanit, theksohet në urimin që Ambasada Britanike në Prishtinë ua shpërndau medieve përmes rrugëve elektronike.

Kryeministri Britanik, David Cameron tha:

“Dua t’u dërgoj urimet më të mira për të gjithë ata që festojnë muajin e shenjtë të Ramazanit. Është një muaj shumë i veçantë për të gjithë myslimanët në Britani dhe në mbarë botën, sepse shënojnë themelin e besimit të tyre’’

Sekretari i Jashtëm, Philip Hammond tha:

“Mbretëria e Bashkuar është krenare për lidhjet tona të forta me botën myslimane, si jashtë vendit përmes partneriteteve ashtu edhe përmes komuniteteve aktive në Mbretërinë e Bashkuar. Misionet tona dhe i gjithë rrjeti i stafit tonë diplomatik do t’i bashkohet komuniteteve ku ata jetojnë dhe punojnë për të festuar dhe reflektuar vlerat tona të përbashkëta”.

Ramazani është gjithashtu një kohë e reflektimit paqësor dhe e aktetve të dhembshurisë dhe të bamirësisë. Shumë myslimanë do të kalojnë këtë Ramazan të ndarë nga familjet dhe komunitetet e tyre për shkak të konfliktit dhe varfërisë . Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të mbështesë nëpër botë ata që kanë nevojë për ndihmë përmes ndihmës tonë humanitare dhe zhvillimore. Dhe ne do të vazhdojmë të punojmë për një botë të qetë, të sigurt dhe prosperuese për të gjithë”.

Ndërsa, ambasadori Britanik në Kosovë, Ruairí O’Connell tha:

“Ju uroj të gjithë miqëve të komunitetit mysliman në Kosovë fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit”.

Lajme të ngjashme

Back to top button