Deputetë të Parlamentit Evropian qëndrojnë për vizitë në Maqedoni

Një grup deputetësh të Parlamentit Evropian po qëndrojnë për vizitë në Maqedoni, për t`u njohur me zhvillimet e brendshme politike dhe të sigurisë në këtë vend. Vizita vjen në prag të publikimit të raportit të progresit për Maqedoninë, që do të ndodhë nga mesi i këtij muaji. 

Grupi i evrodeputetëve i ashtuquajtur ‘grupi joformal për mbështetjen e Maqedonisë në PE’ udhëhiqet nga evrodeputeti gjerman Martin Kastler dhe evrodeputeti estonez Tune Kelam. 
Delegacioni do të takohet me ministrin e jashtëm, Nikola Popovski, më pas takimet me presidentin Gjorgje Ivanov, kryeministrin Nikolla Gruevski, deputetë të partive parlamentare si dhe liderët politik.

Në këto takime do të bisedohet për përkushtimin e anëtarësimit të vendit në BE, përparimet e bëra rreth plotësimit të kritereve për anëtarësim si dhe perspektivat për fillimin e bisedimeve për anëtarësim. Evrodeputetët do të dëgjojnë edhe vlerësimet e krerëve shtetëror dhe të partive politike lidhur me rrugën e integrimit të vendit në BE, realizimin e reformave dhe për zhvillimet e brendshme politike.

Lajme të ngjashme

Back to top button