Tetovë, vetura godet 7 vjeçaren
Një vajzë 7 vjeçare mbrëmë u godit nga vetura “Kia”, të cilën po e voziste 24 vjeçari tetovar D.D.
Vajza e goditur është dërguar në spitalin e qytetit me veturë tjetër dhe pas ndihmës së dhënë u lëshua në mjekim shtëpiak.
Policia e Tetovës i ndërmorri të gjitha masat për zbardhjen e këtij aksidenti.