Fjalimi i Gruevskit një ulërimë kundër Kombeve të Bashkuara

Kryeministri i Maqedonisë në fjalimin e  tij në Asamblenë e përgjithshme të Kombeve të Bashkuara,  90 përqindë te fjalimit të tij ia kushtoji çështjes së emrit, ndërsa shefi i diplomacisë greke, këtë problem e rrumbullakosi vetëm  me disa fjalë.

Analistët vlerësojnë se  Maqedonia për çështjen e emrit patjetër duhet ët mbështetet në forcat e veta. Apeli i vazhdueshëm i Gruevskit deri te Kombet e Bashkuara ose faktori ndërkombëtarë në përgjithësi së ata janë përgjegjëse dhe jo aktive është e gabueshme dhe asocon në përgjegjësinë që mbart vetë Maqedonia.

Analisti Aalajadin Demiri thotë se, fjalimi i Gruevskit  është një fjalim jo diplomatik me shumë vuajtje dhe ulërima brenda vetës ndaj Kombeve të Bashkuar dhe të drejtës ndërkombëtare, për problemin e emrit , ai mllefin e nxjerr te puna dhe rregullat e punës të Kombeve të Bashkuara dhe akuzon të drejtën ndërkombëtarë si jo të qenë, duke aluduar në atë se ata duhet at zgjidhin këtë kontest.

“E vërtet është se kontesti është i rendë dhe dita ditës rëndohet, nëse në fillim kishim kontest për emrin, Maqedoni dhe drejtën e përdorimit të këtij emri, nëse në fillim kishim kontestin e flamurin të “Virginës”, sot pas zvarritjeve të gjata kontesti hyjnë në të qe nurit  e Maqedonisë dhe nderohet koncepti. Mos gatishmëria e të dy palëve për kompromis e solli punën deri në këtë derexhe dhe problemi duhet ët kërkohet këtu, për arsye se asnjëra palë nuk ka negociu  seriozisht dhe asnjëra palë nuk ka angazhuar ekspert, por janë të barikaduara në pozitat e veta dhe rezultati është ky. Gafa e Gruevski në KB është i madh dhe i rëndë sepse ai nuk ka mandat të dizajnoi punën e KB dhe të vlerësojë të drejtën ndërkombëtare”, thotë analisti dhe ish diplomati Aalajdin Demiri.

Lidhur me fjalimit e Gruevskit, ish shefi i diplomacisë maqedonase, Maleski, thotë se ai nuk e ka konceptuar  mirë fjalimin e tij të mbajtur në Asamblenë e përgjithshme të KB-së.
“Qëllimi ishte që t’i shprehë ndjenjat nëpërmjet fjalimit dhe më pakë të jetë pasqyrë e politikës tonë ndërkombëtare, që deri diku është e kuptueshme sepse shteteve të vogla u mungon fuqia”, thotë Maleski

 Ai, thekson se Greqia mundet edhe  shumë gjatë kohë që të mos i ndryshoj  qëndrimet e veta për emrin, për këtë arsye duhet që t’i kthehemi vetvetes, t’i kthehemi problemit dhe të kërkojmë dalje nga kjo situatë, parasë gjithash nëpërmjet dialogut në mesë përfaqësuesve kryesorë politik.

Çështja e identitetit të cilën Gruevski e theksoji në fjalimin e tij, tani është e hapur edhe me Greqinë ashtu siç ishte më parë edhe me Bullgarinë. Sipas Denko  Maleskit, nëse Maqedonia vendos themelet e identitetit të vetë në atë të cilët fqinjët e quajin  identitet të vetë, atëherë themelet tona të identitetit çdo herë do të jenë nën presionin e rënies.

“ Ne edhe me tej mund të themi se gjithçka edhe nën Maqedoninë është e pjesë e historisë  tonë, por duhet që themelet ti vendosim në pjesën konkrete të historisë tonë. Shekulli i XIX, është themel i fuqishëm i historisë  tonë të cilën askush nuk mund ta rrënoje”, thotë ish shefi i diplomacisë maqedonase Denko Maleski, lidhur me fjalimin e kryeministrit Gruevski në OKB.

Lajme të ngjashme

Back to top button