Ndriçim jashtëtokësor mbi Indiana? (Video)

Qindra qytetarë në Indiana të SHBA-ve kanë thirrur linjën për rastet urgjente, pasi kanë vërejtur një ndriçim në qiell gjatë natës.

SkyNews njofton se një rreth i ndritshëm është vërejtur rreth mesnatës së kalimit nga e premtja në të shtunë, ndërsa sipas shërbimeve meteorologjike bëhet fjalë për ndonjë meteor apo ndonjë pjesë tjetër të ardhur nga gjithësia që është djegur pas hyrjes në atmosferën e Tokës.

Sipas autoriteteve amerikane të meteorologjisë, këtë vit janë lajmëruar 13 raste të ngjashme në vende të ndryshme të Shteteve të Bashkuara.

Kujtojmë që ditë më parë një ndriçim që shkaktoi shqetësim u pa edhe mbi Rugovë të Pejës. /Telegrafi

Lajme të ngjashme

Back to top button