SHBA: Qeveria ballafaqohet me mbyllje të pjesërishme

Qeveria e Shteteve të Bashkuara ballafaqohet me mbyllje të pjesërishme sot në mesnatë. Kriza ishte shkaktuar nga dështimi i anëtarëve republikanë dhe demokratë të Kongresit, që të arrijnë marrëveshje për legjislacionin e financimit të përkohshëm, në mënyrë që agjencitë federale të mbeten të hapura.

Kongresi ishte i mbyllur ditën e diel, pas votimit të mesnatës në Dhomën Përfaqësuese, me shumicë republikane, për shtyrjen për një vit të pjesëve kryesore të ligjit për kujdesin shëndetësor të presidentit Barack Obama, duke i shfuqizuar taksat në pajisjet mjekësore, në këmbim për evitimin e mbylljes së qeverisë.

Senati pritet të takohet sot pasdite, vetëm disa orë para mbylljes së mundshme. Lideri i shumicës demokrate në Senat, Harry Reid, tashmë ka premtuar se demokratët do ta anulojnë propozimin e fundit të Dhomës Përfaqësuese.

Mbyllja eventuale do të shkaktoj një situatë që afro 800 mijë punonjës federalë do të detyrohen të punojnë pa rroga.

Lajme të ngjashme

Back to top button