Duro përsëri në pankinën e Shkëndijës

Strategu shqiptar Shpëtim Duro është emëruar shef i ri i stafit teknik të KF Shkëndija. Ai rikthehet në pankinën ‘kuqezi’ saktë 12-të muaj pas largimit drejt Partizanit të Tiranës, pasi paraprakisht ndihmoi ekipin që nga lufta për mbijetesë të kapte pjesëmarjen në Evropë. Pikërisht  puna e mirë e bërë në gjysmëstinorin pranveror të një sezoni më parë, suksesi që këtë sezon arriti me Partizanin e Tiranës të cilët i çoi në Evropë pas një kohe të gjatë, por edhe gjithë karriera e tij me shifra pozitive, ishin arsyeja që drejtuesit të insistonin në rikthimin e tij në pankinën ‘kuqezi’.

Nëse një vit më parë la ekipin para ndeshjeve evropiane, tani kthehet pikërisht në pritje të tyre, duke u besuar të vazhdojë misionin e tij të lënë përkohësisht 12-të muajt e fundit. Shpëtim Duro dhe kryesia e klubit kanë arritur marëveshje për bashkëpunim 2 vjeçar, ndërsa është vendosur që asistent i parë i tij të mbetet Jeton Beqiri, që bëri punë shumë të mirë me ekipin në pranverë. Trajneri Duro skuadrës pritet t’i bashkohet të hënën direkt në përgatitjet në Slloveni, kur edhe do të firmoset zyrtarisht kontrata dhe më pas do të bëhet prezantimi i tij.

Lajme të ngjashme

Back to top button