Konferencë shkencore-Kryengritja e Dibrës 1913

Në organizim të pushtetit vendor të Dibrës dhe  në bashkëpunim me shoqatën ,, Bashkësia Dibrane ,, nga Tirana, u mbajt konferenca shkencore-Kryengritja e Dibrës 1913.
 Në këtë panel ishin të pranishëm përfaqësues eminent  nga Tirana,  Peshkopia, dhe Dibra të cilët dhanë historinë  e gllabëruar të Dibrës, e cila ka qenë një ndër vilajetet më të pushtuara nga ana e të huajve.

Kryetari i Dibrës, Ruzhdi Lata duke përshëndetur të pranishmit theksoi : “Është ditë e veçantë për Dibrën  dhe për 100 mysafirët e Tiranës sepse është rast I veçanta për të gjithë ne, sepse këtu shpaloset historia e Dibrës, sepse ka qenë shënjestër nga të gjithë  llojet e sistemeve politike në këto troje, por Dibra mbijetoi.

Me zullumin që iu bë, më vështirësitë që përjetoi , me migrim masiv në Tiranë ku Dibra u shpraz , prandaj në mënyrë shkencore profesorët me ligjëratat  dhe kumtesat e tyre do të japin realitetin e thuktë të qytetit të Dibrës”.  Sipas tij Dibra mbetet obligim për ne  por duhet tu përkushtohemi edhe dibranëve në Tiranë, sepse ne jemi një gjak një shpirt, jemi dibranë dhe do mbesin tanë jetën. 

Kryetari i Bashkësisë së Peshkopisë, Ilir Krosi nënvizoi se Dibra ka vlera të mëdha dhe se duhet të vazhdojmë amanetin e të parëve tanë sepse të dyja Dibrat kanë evokim të madh të vlerave kombëtare, përfundoi Krosi.
Ligjërues të kumtesave shkencore ishin Pr. Dr. Mahmut Hysa,  Pr. Dr. Uran Butka, studjuesi nga Shkupi, Qerim Lita, historian Gafur Zoto dhe  sekretari i  shoqatës ,, Bashkësia dibrane, Saimir Shatku.

Dibrani Mahmut Hysa dha një elaborat me temë ,, Konferenca e ambasadorëve në Londër,, në të cilën kumtesë përmendi  ndarjen e kulaçit të Dibrës, nga vendet  ballkanike dhe forcat e mëdha Evropiane, duke mos anashkaluar këtu Gjakovën , Shkodrën, Pejën,  Janinën, Shqipërinë etj.

Sekretari I shoqatës ,, Bashkësia dibrane,, Saimir Shatku me këtë rast i ndau mirënjohje kryetarit të Dibrës, Ruzhdi Lata për kontributin e madh në sferën e historisë kombëtare dhe bashkëpunimit me Këshillin bashkiak të Tiranës.

Lajme të ngjashme

Back to top button