Ekspertë gjerman vërtetojnë: xhirimet e “bombave” të LSDM janë autentike (VIDEO)

Incizimi komprometues nga bisedat e kryeministrit të Maqedonisë Nikolla Gruevski dhe ish-ministrit të Transportit dhe Lidhjeve është autentik, gjegjësisht nuk është e montuar, ka vërtetuar analiza e laboratorikë gjermane, e bërë për rrjetin televiziv Al Jazeera.

Analiza për njërën nga ato biseda telefonike, të cilat pretendohet se e inkriminojnë kryeministrin Gruevski, Al Jazeera ka kërkuar nga laboratoria gjermane Tonambulanc.

Eksperti për audio Fabian Scherer, ka analizuar se a bëhet fjalë për incizime të montuara, kujt i takojnë ato zëra. Përmbajtja e asaj bisede nuk ka qenë temë e analizës.

Pas shtatë orëve ekspertizë ai ka arritur në këtë përfundim:

“Mendimi im është se bëhet fjalë për origjinal. Nuk mund të jeni 100 për qind të sigurt, por 99 për qind janë origjinal. Disa fakte të fuqishme e tregojnë atë. Kemi dy kanale tonike. Është shumë e vështirë për t’i montuar ato. Nëse do të montohen, vonesa do të ndryshoj, andaj mendoj se kjo pjesë definitivisht është origjinal”, ka pohuar Scherer.

Lajme të ngjashme

Back to top button