Irina Shayk hedh poshtë thashethemet për lidhjen me ish-presidentin e FIFA-s

Lajmi për një lidhje të mundshme mes Irina Shayk dhe Sepp Blatter, e cila i vuri vulën lidhjes së hapur mes modeles ruse dhe futbollistit Ronaldo, i  bërë publik nga gazeta spanjolle “El Mundo”, është hedhur poshtë. Irina Shayk ka mohuar me forcë thashethemet për një lidhje të mundshme të saj me ish-presidentin e FIFA-s, Sepp Blatter.

 

Modelja 29-vjeçare, së fundi u përfshi nga një thashethem që ka pushtuar të gjitha mediat ndërkombëtare. Flitej se Irina kishte prej kohësh një lidhje të fshehtë me 79-vjeçarin, i cili së fundi është bërë pjesë e një skandali, pas arrestimit të shtatë zyrtarëve të lartë të FIFA-s, të akuzuar për mitmarrje. Lajmin për lidhjen e modeles me ish-presidentit Blatter e ka publikuar fillimisht gazeta spanjolle “El Mundo.” Në një deklaratë zyrtare për “Page Six”, një përfaqësues i modeles, duke thënë se dyshimet e publikuara nga gazeta spanjolle janë tërësisht të pabaza, thekson: “Thashethemet për një lidhje të mundshme romantike të modeles Irina Shayk me Sepp Blatter nga “El Mundo” janë një përpjekje e shëmtuar për të prishur imazhin e Shayk dhe nuk janë aspak të vërteta.”

Ndërkohë, skandali ka bërë që shumë ndjekës të Irinës ta ironizojnë atë edhe në rrjetet sociale, me komente të ndryshme, sidomos pas kësaj fotoje që ajo ka publikuar. Irina duket në relaks të plotë dhe është duke u marrë me celularin, por kaq ka mjaftuar që shumë prej ndjekësve ta ironizojnë duke e pyetur nëse është duke shkëmbyer mesazhe me Blatter-in.

Kohët e fundit, modelja ruse është parë nën shoqërinë e aktorit Bradley Cooper, por çifti nuk kanë dhënë asnjë konfirmim për marrëdhënien e tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button