Së shpejti do ta thërrasë vjehërr Sali Berishën

Edhe pse ka kohë që është në lidhje me Shkëlzen Berishën (djalin e Sali Berishës), moderatorja e njohur dhe ish modelja Armina Mevlani nuk ndjehet ende e gatshme të flas hapur për këtë romancë dashurie, megjithatë duket mjaftë e lumtur në krahët e djalit të ish kryeministrit Berisha.

“Thjeshtë nuk kam dëshirë të flas për jetën time private”, shprehet ajo për “Zëri”.

Edhe pse preferon ta mbajë të fshehtë jetën private në sytë e opinionit, lidhja e saj me Shkëlzenin tashmë është e ditur. Ndërkaq sa i përket punës në profesion, ajo vazhdon të tregohet mjaftë e suksesshme në punën që bënë. T

ani Arminën do të kemi rastin ta shohim në udhëheqjen e edicionin të katërt të shout “Dancing With The Stars”. Për të kjo do të jetë një eksperiencë e këndshme, ku përveç se do të prezantoj spektaklin ajo ka menduar të paraqitet edhe me surpriza të tjera.

“Puna që do të kem në ‘Dancing With The Stars’ do të jetë mjaftë sfiduese për mua, mendoj se kjo është një mundësi shumë e mirë për mua. Por ajo që mund t’u them është se nuk do të ketë vetëm prezantim, do ketë edhe surpriza të tjera”, shton ajo.

Krahas angazhimit në këtë spektakël, Armina na bënë të ditur se është e angazhuar edhe me disa projekte të tjera, të cilat do t’i zbuloj me kohë dhe për shkak të këtyre angazhimeve ajo ka braktisur punën në revistën “Harmony”.

“Pas një eksperience të gjatë dhe të bukur dy vjeçare në revistën ‘Harmony’, tashmë u largova për shkak të impenjimeve të tjera profesionale dhe personale të cilat më kufizonin edhe kohën. Ishte një largim me konsensus dhe falënderoj ata që më dhanë mundësinë dhe ata që punuan së bashku me mua për kaq kohë, i uroj suksese në vazhdim ‘Harmony’.

Nuk do të jetë një largim i imi i përhershëm nga media pasi shumë shpejt do shihemi në TV dhe me projekte të reja”, shprehet në fund ajo.

Edhe pse preferon ta mbajë të fshehtë jetën private në sytë e opinionit, lidhja e saj me Shkëlzenin tashmë është e ditur. Ndërkaq sa i përket punës në profesion, ajo vazhdon të tregohet mjaftë e suksesshme në punën që bënë

Tani Arminën do të kemi rastin ta shohim në udhëheqjen e edicionin të katërt të shout “Dancing With The Stars”./ Zëri

Lajme të ngjashme

Back to top button