Mediat publikojnë biseda telefonike që thuhet të jenë mes Ndrecajt dhe agjentit të Maqedonisë

RTV Dukagjini ka siguruar një kopje të një audio inçizimi që thuhet se është bërë mes Beg Rizajt dhe Mirsad Ndrecajt me një spiun të Agjencisë së Inteligjencës së Maqedonisë. Kjo sipas po të njëjtit burim, ka shërbyer si provë për strukturat vendëse e ndërkombëtare të sigurisë për të zbuluar prapaskenat e ngjarjes në Kumanovë.

RTV Dukagjini nuk ka qenë në gjendje që të vërtetojë në mënyrë të pavarur autenticitetin e bisedës.

Biseda është zhvilluar disa javë pasi që Rizaj dhe Ndrecaj kishin sulmuar një pikë kufitare në fshatin malor Gushicë të Likovës në kufirin Maqedoni-Kosovë. Ndrecaj dhe Rizaj nuk e kishin pritur ndërhyrjen e policisë maqedonase gjatë aksionit në Gushicë, dhe dyshojnë se janë tradhtuar nga agjenti maqedonas.

Mediat kanë raportuar bazuar në raportet e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës se grupi i Kumanovës po përgatiste disa sulme edhe në burgun e sigurisë së lartë në Kosovë, me qëllim që të lironin disa të burgosur.
Biseda është në këtë link.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button