Shqiptarët sot do të protestojnë para ambasadës së Maqedonisë në Gjermani

Mërgata shqiptare sot do të protestojë në Munich të Gjermanisë, para Ambasadës së IRJM-it, siç thonë ata “kundër terrorit të egër sllavo-maqedon mbi shqiptarët autoktonë”.

Kështu ka njoftuar Këshilli Organizativ i protestës, sipas të cilëve protesta do të fillojë në ora 16.30. “Lusim të gjithë bashkatdhetarët tanë me banim në Gjermani, Zvicër dhe Austri të na bashkohen masovisht para Ambasadës së IRJM-it, në Briennrstr. 56, 80333 Munich”, thuhet në njoftimin e këtij këshilli.

Lajme të ngjashme

Back to top button