Specialja votohet javën e ardhshme, hiqet fjala “gjenocid”

Legjislativi i Kosovës mund ta ketë para vetes javën e ardhshme Projektligjin dhe amendamentet kushtetuese për Gjykatën Speciale.

Burimet e gazetës “Zëri” kanë konfirmuar se të gjitha gjasat janë që javën që vjen me procedurë të përshpejtuar të futet në rënd dite Projektligji për Gjykatën Speciale dhe se partnerët e koalicionit bashkë me minoritetet janë duke bërë përpjekjet e fundit që t’i sigurojnë dy të tretat e votave të deputetëve me mbështetjen e 2/3 e votave të komuniteteve pakicë.

Sipas këtij burimi, janë duke u bërë disa ndryshime në draft-ligjin e hartuar nga BE-ja me qëllim që të hiqet fjala “gjenocid” dhe sapo Projektligji t’i dërgohet Qeverisë, i njëjti po të njëjtën ditë do t’i procedohet Kuvendit.

Lajme të ngjashme

Back to top button