MPJ e Turqisë: Zgjedhjet në Maqedoni, kontribut për demokracinë

Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë, duke e cilësuar si një hap të hedhur në drejtimin e duhur arritjen e konsensusit mes liderëve të partive politike në Maqedoni të cilët për të kapërcyer krizën politike kanë rënë dakord për të shkuar drejt zgjedhjeve të përkohshme në muajin prill të vitit të ardhshëm, ka theksuar se këto zgjedhje do të kenë një kontribut në përmirësimin e mëtejshëm të kulturës konsensuale dhe të demokracisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga ministria rikujtohet se liderët e partive në pushtet dhe ato opozitare në Maqedoni kanë rënë dakord për të vajtur në zgjedhje të parakohshme në prill të 2016.

Në deklaratë theksohet se ky konsensus, pas mosmarrëveshjeve politike të brendshme të cilat kanë qenë në vazhdim për një kohë në Maqedoni, vlerësohet si një hap i hedhur në drejtimin e duhur, ku dhe Turqia ka shprehur vazhdimisht zgjidhjen e kësaj çështjeje përmes dialogut dhe brenda kuadrit të rregullave të demokracisë dhe shtetit të së drejtës.

Në deklaratë gjithashtu është theksuar se këto zgjedhje do të kontribuojnë në përmirësimin e mëtejshëm të kulturës konsensuale dhe të demokracisë në Republikën e Maqedonisë dhe gjithashtu është shprehur dëshira që këto zgjedhje të realizohen në një mjedis konsensusi dhe respekti, duke u siguruar nga të gjitha në qarqet politike dhe shoqërore duke përfshirë dhe të gjithë bashkatdhetarët.

Kriza politike në Maqedoni nisi me mbylljen dhe arrestimin në vitin 2010 të pronarit të televizionit A1 i cili publikonte transmetime kundër qeverisë dhe më pas u rrit në seancat e buxhetit në parlament në fund të vitit 2012. Opozita e cila nuk mbështeti “projektin Shkupi 2014” i cili kishte një kosto miliona euro, ajo doli kundër për caktimin e një sasie të konsiderueshme në buxhet për këtë projekt.

Gjatë diskutimeve të buxhetit të cilat shkaktuan debate serioze në atë periudhë mes pushtetit dhe opozitës, pati edhe përdorim të forcës nga deputetët kundërshtarë ndaj disa gazetarëve të cilët kritikonin qeverinë.

Një faktor tjetër i rëndësishëm i cili ka thelluar krizën politike në vend ka qenë kur Opozita bojkotoi seancat në parlament duke zgjedhur kështu rrugën e protestës në vend të dialogut.

Ndërsa më pas në muajin nëntor pasi studentët dolën në rrugë për të protestuar ndaj “provimit të  shtetit” këto u mbështetën nga gazetarët, qytetarët të cilët protestuan për kushtet e shëndetësisë në vend dhe së fundmi me protestat popullore të cilët nuk ishin të kënaqur nga politika e administratës aktuale.

Situata e krizës politike në vend mori përmasa të reja në fillim të vitit 2015 ku lideri i opozitës kryesore Zoran Zaev publikoi në publik përgjimet telefonike të Kryeministrit Gruevski dhe të anëtarëve të tjerë të qeverisë nën emërimin “Projekti i vërtetë rreth Maqedonisë” ku kriza politike në vend u thellua akoma më tej duke vazhduar me akuzat për korrupsion, keqpërdorim të detyrës dhe mbulimin e të së vërtetës.

Javët e kaluara në Maqedoni u mbajtën dy protesta të mëdha ku në njërën kërkohej dorëheqja e qeverisë nga mbështetësit opozitarë, ndërsa në protestën tjetër ishte nga mbështetësit e qeverisë.

Komisioneri i BE-së përgjegjëse për Politikën e Fqinjësisë dhe për negociatat Zgjerimit Johannes Hahn, pa një takimi në Shkup me liderët e partive politike në vend njoftoi se për të kapërcyer krizën politike në vend ata kanë rënë dakord me liderët e partive për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme

Lajme të ngjashme

Back to top button