Ministri Ademi pranon: mund të ketë pasur pyetje kontroverse

Ministri i Arsimit Abdilaqim Ademi pranon se në pyetjet e testimit ekstern mund të ketë pasur pyetje kontroverse që kanë shkaktuar reagime dhe kanë prekur ndjenjat e individëve dhe grupeve të caktuara. Ai thotë se përgjegjësi për këtë duhet të mbajë Qendra për Provime Shtetërore që udhëhiqet nga Mirushe Ahmeti, kuadër i BDI-së, Byroja për zhvillim të arsimit dhe Qendra për arsim profesional.

“Gjithsejtë janë mbi 300 mijë pyetje për të gjitha lëndët mësimore dhe duke pasur parasysh numrin e madh të pyetjeve dhe kompleksitetin e gjithë këtij procesi mund të ndodh që brenda pyetjeve të ketë edhe pyetje kontroverse që mund të shkaktojnë reagime dhe të prekin ndjenjat e individëve dhe grupeve të caktuara. Prandaj, MASH nga institucionet dhe bartësit e institucioneve kërkon që të jenë të përgjegjshme në këtë proces, sepse nuk duhet të lejojmë që një projekt që ka për qëllim të vlerësoj se sa objektivisht notimin përfundimtar të nxënësve, të fitojë dimension politik dhe aq më pak etnik”, thonë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Ministri Ademi për dallim nga drejtorja Mirushe Ahmeti e cila akuzoi mediat për keqinterpretim, ai falënderoi të gjithë ata që ndihmuan në sensibilizimin e kësaj çështjeje.

Shembull racizmi në testimin ekstern
Shembull racizmi në testimin ekstern

Gabimet, testimi ekstern gabime, MASH

Gabimet, testimi ekstern gabime, MASH

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Kemi me hjek edhe nji koh, me këta injorant të punsuar nga BDI dhe nacionalista të VMRO-së.
    Shpresoj në generatat e ardhme, se nuk dot lejojn të i tërheçin për veshi sllavët sikur se i tërheçin këta injorantat e BDI-së.

Back to top button