Vuçiç thotë se Serbia nuk ka ndikuar në krizën në Maqedoni

Kryeministri serb Aleksandar Vuçiç ka rrëfyer para administrates amerikane se Serbia nuk ka ndikuar në krizën në Maqedoni.

Vuçiç këtë e ka shprehur në takimin me Suzan Rajs, këshilltaren për Sigurinë Kombëtare të presidentit amerikan Barak Obama.

Vuçiç ka nënvizuar se Serbia nuk dëshiron të përzihet në punët e brendshme të Maqedonisë dhe se në asnjë mënyrë nuk ka ndikuar në krizën e fundit në Maqedoni.

“Unë kam thënë ate se jam shumë i kënaqur për faktin se Serbia në asnjë mënyrë nuk ka ndikuar në krijimin apo thellimin e krizës në Maqedoni. Unë mendoj se Maqedonisë është vendi ynë mik dhe gjithmonë kemi pasur raporte të tilla”, deklaroi Vuçiç, i cili po qëndron për vizitë në SHBA dhe po zhvillon takime me krerët më të lartë amerikan, ndihmës sekretaren, Viktoria Nuland, por edhe me eurokomisionerin për zgjerim të BE-së, Johannes Hahn, i cili po qëndron për vizitë në SHBA.

Lajme të ngjashme

Back to top button