Ermira Mehmeti: Është e pakuptimtë të përkrahet më Gruevski! (VIDEO)

Ermira Mehmeti, deputetja e BDI-së deklaroi se ende opinioni nuk është sqaruar se çka përmban marrëveshja  e Shkupit, në një intervistë për emisionin Rrokum Roll. Ajo ka theksuar se nëse bazohemi në marrëveshjen, qeveria e Gruevskit praktikisht është dorëhequr.

Sipas saj, marrëveshja duhet të shihet me këndvështrim pozitiv  dhe Maqedonia duhet të del prej krize. Ajo shtoi se vendi është në një pikë të izolimit të plotë dhe rrezikut për dështim të plotë.

Mehmeti ka theksuar se Maqedonia është kthyer në një diktaturë, e cila cenon shpirtin e mbijetesës etnike, duke refuzuar bashkëpunimin, dialogun dhe mbijetesën, dhe është e pakuptimtë të vazhdon ta përkrah një  kryeministër të tillë si Gruevski.

Lajme të ngjashme

Komentet

Back to top button