Protesta kundër dhunës ndaj grave në Argjentinë

Me pjesëmarrjen e mijëra personave në Argjentinë mbahen protesta në mbarë vendin kundër dhunës ndaj grave, raporton Anadolu Agency (AA).

Protestat janë mbajtur në 80 qytete të Argjentinës si dhe në vendet fqinje Shili dhe Uruguai, por protesta më e madhe ka qenë ajo e mbajtur në Buenos Aires para ndërtesës së Kongresit.

Mijëra persona të cilët kanë mbushur sheshin para ndërtesës së Kongresit kanë tërhequr vëmendjen duke veshur bluzat me fotografitë e femrave të vrara nga meshkujt dhe gjithashtu kanë mbajtur në duar pankarta më mbishkrime të cilat mbrojnë të drejtat e femrave.

Në protestën e organizuar nga artistë dhe gazetarë në Buenos Aires kanë mbajtur fjalime aktorja Erica Rivas, karikaturistja Maitena Burundarena dhe aktori Juan Minujin të cilët në fjalimet e tyre kanë shprehur kërkesat e protestuesve.

Protestuesit kanë kërkuar që sistemi i drejtësisë dhe qeveria të kalojnë në veprim kundër krimeve në rritje ndaj femrave.

Sipas organizatës së shoqërisë civile të Argjentinës La Casa del Encuentro në vitin 2014 theksohet se 277 femra kanë qenë viktima të krimeve. Rreth 80 përqind e rasteve kanë qenë viktima të të dashurve, bashkëshortëve dhe ish- bashkëshortëve.

Presidentja e Argjentinës, Cristina Fernandez de Kirchner, në profilin e saj n Twiter ka postuar një sërë publikimesh në mbështetje të protestave.

Ndërsa punonjësja e gazetës Clain, Mariana Iglesias në rubrikn e opinionit të saj ka shkruar se në Argjentinë që nga viti 2009 ka një ligj për mbrojtjen e të drejtave të femrave, por se ky ligj sipas saj rrallë herë zbatohet.

Lajme të ngjashme

Back to top button