TAP një e ardhme energjetike e Evropës

E dimë se luftërat në botë, kryesisht janë shkaktuar për qëllime politiko-ekonomike,mirëpo për të eliminuar  luftëra tjera, u bën perpjekje të mëdha, p.sh e kemi rastin e krijimit të Bashkimit Europian. Ndërsa, sot, besohet se bota po i afrohet epokës së një lufte të ftohtë për arsye të ndryshme ekonomike, p.sh ku si armë e fuqishme e kontrolluar nga Rusia po përdoren rezervat e stërmëdha të gazit, ku dikur qëllimi i saj ka qenë për të blerë vendet apo për t`i detyruar ato, që të dorëzohen para saj për qëllime politike dhe për ti përdorur si koridore për të depertuar në tregjet e Evropës. Për më tepër, strategjia putiniste ka si qëllim përfundimtar vendosjen e një monopoli e kontrolli të plotë energjetik, e si rrjedhim edhe politik, duke përdorur kompaninë “Gazprom”, për ndërtimin e linjave të shpërndarjes së gazit anembanë Europës.

Ndërsa nga ANE (Agjensia Nderkomtare e Energjisë), është parashikuar që gazi do ta zëvendësoj thëngjillin si lëndën e parë për prodhimin e energjisë. Kurse këto vitet e fundit kemi dëgjuar për luftën e gazit, për luftën e tubacioneve të gazit etj.

Për t’u siguruar që koridori jugor i gazit, do të përmbushë qëllimin e tij, thelbësore është që gazi Kaspik të mbërrijë në sa më shumë tregje dhe konsumator europian, sa të jet e mundur. Projekti i TAP-it, ofron mundësi të ndryshme lidhjeje me një numër gazsjellësish ekzistues, dhe të planifikuar përgjatë gjurmës së tij. TAP do të mundësonte furnizimin me gaz Kaspik të destinacioneve në të gjithë Europën duke u lidh me:

  • Rrjetin italian të gazit natyror, të operuar nga Snam Rete Gas, prej së cilës mund të preken të gjitha pikat italiane të daljes për në destinacionet evropiane.
  • Në nyjën e Europës Qendrore të gazit, në Baumgarten, Austri përmes gazsjellësit Gazi Trans Austriak (TAG), duke përdorur ndërrimet dhe rrjedhën e kundërt.
  • Duke përdorur rrjedhën e kundërt, përmes gazsjellësit Tranzitgaz, nga e cila sigurohet furnizimi me gaz i Gjermanisë dhe Frances përmes Zvicrës.
  • Me operuesit e rrjetit Snam Rete Gas dhe Fluxys, i rrjedhës së kundërt fizike midis Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, zhvillimi i së cilës do të  ndërlidhte tregjet e gazit të Italisë, Zvicrës, Gjermanisë, Holandës dhe Belgjikës, për t`i mundësuar kështu gazit Kaspik të arrijë në Mbretërinë e Bashkuar.
  • TAP mund të ofrojë një burim të ri gazi, duke u lidhur me infrastrukturën gazsjellëse ekzistuese dhe atë të planifikuar, përfshirë rrjedhën e kundërt përmes një interkonektori me linjën Kula-Sidirokastro dhe/ose një lidhje të propozuar me gazsjellësin interkonektor midis Greqisë dhe Bullgarisë (IGB).

TAP po bashkëpunon me zhvilluesit e gazsjellësit të planifikuar, Jonian Adriatik (IAP) ,për të diskutuar mundësitë e lidhjes me tregjet e Kroacisë Jugore, Shqipëri, Malin e Zi dhe Bosnje Hercegovinë, duke i mundësuar  gazit Kaspik të rrjedhë në tregjet e Europës Juglindore. BE-ja, e sheh koridorin jugor të gazit, si një përbërës madhor i politikës energjetike të saj, zhvillimi i të cilit do të ofrojë, jo vetëm përfitime ekonomike, por gjithashtu do të siguroj stabilitetin energjetik për disa dhjetëvjeçarë të ardhshëm në kontinentit.

Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) ,do të nisë në afërsi të Kipoit në kufirin midis Turqisë dhe Greqisë, ku do të lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP). Nga kjo pikë TAP-i do të vazhdoj në pjesën tokësore, duke përshkuar të gjithë territorin e Greqisë së veriut, që është dhe pjesa më e gjatë, dhe më pas do të vazhdoj drejt perëndimit përmes Shqipërisë, deri në bregdetin e Adriatikut. Seksioni detar i gazsjellësit do të nisë në afërsi të qytetit shqiptar të Fierit, dhe do të kaloj nëpër Detin Adriatik për t’u lidhur me rrjetin italian të transportit të gazit në Italinë e jugut.

TAP do të jetë rreth 870 km. i gjatë (Greqi rreth 550 km; Shqipëri 211 km; Deti Adriatik 105 km; Itali 8 km). Pika më e lartë do të jetë 1800 metra mbi nivelin e detit në malet shqiptare, ndërsa pika më e ulët do të jetë 820 metra në thellësi të ujërave në Adriatik.

Koncepti i koridorit jugor, lindi nga nevoja e Bashkimit Europian, për të implementuar planin e veprimit për efikasitet të energjisë, diversifikimin e burimeve të furnizimit me gaz natyror, zgjerimin e tregut të gazit dhe rrymës elektrike, reduktimin e emitimeve të gazrave serë, dhe mbi të gjitha uljen e vartësisë nga gazi Rus.

Degëzimi i gazsjellësit TAP
Degëzimi i gazsjellësit TAP

Lajme të ngjashme

Back to top button