Hapet Qendra për zhvillim të fëmijëve në Shipkovicë

Në SHF “Rexhep Voka” në fshatin Shipkovicë të Tetovës sot do të hapet një qendër për zhvillim të hershëm të fëmijëve në kuadër të iniciativës “Pesë të parët janë më të rëndësishëm në botë”.

Hapja e qendrës është mbështetur nga Fondi i fëmijëve i Kombeve të Bashkuara (UNICEF), Fondacioni T-Mobile për Maqedoni dhe Komuna e Tetovës.

Qendrën do ta lëshojnë në përdorim Bertran Demulen, përfaqësues i UNICEF-it dhe kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi.

Deri më tani me donacion nga Fondacioni T-Mobile dhe me mbështetje nga UNICEF-i në disa komuna nëpër Maqedoni janë hapur nëntë qendra për zhvillim të hershëm të fëmijëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button