KE: Të zbatohen obligimet që i kanë ndërmarrë partitë

Komisioni Evropian (KE) mbrëmë doli me kumtesë me rastin e vizitës së komisarit për negociata për zgjerim Johanes Han në Maqedoni dhe ndërmjetësimin e tij midis partive politike në vend me qëllim të marrëveshjes për qetësimin e situatës politike.

“Bisedimet ishin konstruktive, të ndërtuara në bazë të bisedimeve që janë mbajtur në Strasburg në Parlamentin Evropian (së bashku me tre euro-deputetë) para dy javësh. Të gjitha partitë u obliguan t’i parashtrojnë fillimisht interesat e qytetarëve dhe të të gjitha bashkësive në vend. Ata e konfirmuan përkushtimin e tyre të procesit euro-atlantik dhe të parimeve demokratike, përforcimin e marrëdhënieve ndëretnike dhe përmirësimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore”, thuhet në kumtesën e KE-së.

Sipas Komisionit Evropian, numri i madh i masave konkrete janë diskutuar dhe dakorduar midis Han dhe liderëve politik të Maqedonisë dhe në lidhje me zgjidhjen e sfidave kritike me të cilat po përballet vendi.

“Numri i madh i pikave do të duhet të përpunohen në mënyrë shtesë dhe të dakordohen gjatë ditëve të ardhshme dhe në këtë kuptim, komisari kërkoi që së shpejti t’i përfundojnë bisedimet me liderët. Nga rëndësia esenciale është që obligimet që janë ndërmarrë nga ana e partive, në të ardhmen të zbatohen në vullnet të mirë”, theksoi Komisioni Evropian.

Në fund të kumtesës së Brukselit zyrtar, theksohet në deklaratën që eurokomisari për zgjerim e dha pas takimit në të cilën porositi se është arritur marrëveshje me qëllim të përfitimit të Maqedonisë dhe të ardhmërisë së saj euroatlantike.

Lajme të ngjashme

Back to top button