Polonia: Po bëhemi gati ushtarakisht ndaj agresionit rus

Polonia ka pohuar se ajo është duke përforcuar fuqine e saj ushatarake për tu përballur me agresionin rus dhe se “duhet të jetë gati” për atë që e quan kërcënimin e saj më të madh që prej Luftës së Ftohtë.

Polonia është anëtare e NATO-s, e cila kufizohet me enklavën ushtarak ruse Kaliningrad në veri dhe me shtetin autoritar pro-rus Bjellorusinë në lindje.

Për shkak të frikës së zgjerimit të oreksit rus, së fundmi Polonia ka rritur shpenzimet e mbrojtjes me 18 përqind.

Duke folur për Sky News në Varshavë, ministri i mbrojtjes i Polonisë Tomasz Siemoniak tha se vendi i tij duhet të jenë i përgatitur ndaj zgjerimit të Rusisë në Evropën Lindore përtej aneksimit nga ana e saj, të Krimesë.

“Ne mund të shohim sesi Rusia po shkon në drejtim të restaurimit të ndikimit që kishte në kohën e Bashkimit Sovjetik”, tha ai

“Në qoftë se është ky rasti, atëherë situata nuk është vetëm për Krimen, por do të kalojë në territoret e vendeve të tjera, që ose do të jenë në shënjestër nga agresioni rus apo nga masa të tjera të marra nga federata ruse, kështu që ne duhet të jemi gati”, theksoi ministri Siemoniak.

Komentet e tij vijnë pasi Rusia lëshoi ​​një listë të re të zezë udhëtimi për figurat politike perëndimore, si akmarrje për sanksionet ekonomike të imponuara gjatë krizës Ukrainë.

Lajme të ngjashme

Back to top button