Në Manastir shqiptarët testohen në gjuhën maqedonase,  reagojnë nxënësit

Edhe pse vite me radhë po paralajmërohet se testimi ekstern, por edhe ai intern, për nxënësit shqiptarë do të jetë në gjuhën shqipe, kjo nuk ndodhi sot në ditën e parë të testimit ekstern nga lënda e Arsimit qytetar. Paraprakisht nxënësve iu ishin dorëzuar pyetjet e testin në formë të shkruar, duke u thënë se testi në kompjuter do të jetë në gjuhën shqipe.

Mirëpo,sot që në fillim të testimit nxënësit kanë mbetur të befasuar kur në monitorin është paraqitur teksti në gjuhën maqedonase.

Edhe përkundër përbuzjes së gjuhës amtare të nxënësve shqiptarë, asnjë nga arsimtarët s’ka reaguar ndaj këtij diskriminimi të gjuhës dhe nxënësve shqiptarë, të cilët nuk kanë qenë në gjendje që jo vetëm t’u përgjigjen, por edhe t’i kuptojnë pyetjet në gjuhën jo amtare.

Q.N/ Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button