Han në SHBA pas takimit me liderët e Maqedonisë, nuk ka takim me Nimicin

Komisari për politikë evropiane fqinje dhe negociata për zgjerim, Johanes Han, prej nesër do të qëndrojë për vizitë treditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku në kryeqytetin Uashington është paraparë me përfaqësuesit e administratës amerikane dhe të Kongresit të bisedojë për ngjarjet më të reja në vendet e zgjerimit të Bashkimit Evropian, me theks të veçantë për situatën në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, pas ndërmjetësimit të sotëm për tejkalimin e gjendjes politike në Republikën e Maqedonisë, Han shkon për në SHBA, por edhe pse Ballkani Perëndimor është paraparë të jetë temë kryesore e diskutimit me bashkëbiseduesit, eurokomisari për zgjerim, megjithatë, nuk do të takohet me negociuesin e Kombeve të Bashkuara për tejkalimin e dallimeve rreth emrit midis Maqedonisë dhe Greqisë, Methju Nimic.

“Komisari Han nuk do të takohet me Methju Nimic gjatë vizitës së tij në SHBA”, deklaroi për MIA-n, Maja Kocijançiç, zëdhënëse e Komisionit Evropian.

Sipas programit për vizitën treditore të eurokomisarit Han në SHBA, është paraparë ai të këmbejë mendim me bashkëbiseduesit amerikanë edhe për çështje për politikën e jashtme dhe bashkëpunimin euroatlantik me Këshillin Atlantik. Vizita, gjithashtu, do të mundësojë që eurokomisari për zgjerim të diskutojë edhe për sfida kyçe, t’i koordinojë me homologët amerikanë prioritetet investuese dhe të këmbejë mendime për përforcimin e mëtejmë të bashkëpunimit me institucione financiare ndërkombëtare, në mesin e të cilave edhe BE-në, Bankën Botërore dhe Fondin Ndërkombëtar Monetar (FMN).

Lajme të ngjashme

Back to top button