Spërkatje kundër mushkonjave në Kumanovë

Komuna e Kumanovës i informon qytetarët se nesër gjatë orëve të para të mëngjesit, në hapësirën e qytetit, do të kryhet spërkatja e parë me aeroplan kundër mushkonjave për vitin aktual.

Nga komuna apelojnë deri te bletarët që të marrin masa të përshtatshme për mbrojtje të bletëve. Nëse nuk do të realizohet spërkatja me aeroplan për shkak të kushteve të padëshiruara të motit, dezinfektimi kundër mushkonjave do të vonohet deri në ditën tjetër në terminin e njejtë.

Për vitin aktual, komuna e Kumanovës planifikon të kryejë tre spërkatje me aeroplanë kundër mushkonjave, për çka ndan 1,299,000 denarë. Vitin e kaluar komuna bëri katër spërkatje të këtilla.

Lajme të ngjashme

Back to top button